OKB-ja ka bërë të ditur se rreth 400.000 sirianë janë të rrezikuar të vdesin urie

OKB-ja ka bërë të ditur se rreth 400.000 sirianë që ndodhen të rrethuar nëpër vende të ndryshme janë të rrezikuar të vesin urie. Vetëm në qytetin Madai dhe në krahinë e Idlibit. deri tani kanë vdekur dhjetëra prej tyre. Këto vendbanime janë të rrethuara nga forcat kriminale të Assadit dhe forcat ruse të cilat po bombardojnë nga ajri popullatën e rrethuar siriane.

 

Burimet e lajmeve të Al-Xhazirës bëjnë të ditur se në Madaj të Sirisë dhe në shumë lokalitete të tjera, sirianët po  vdesin urie. Në shitoret e qytetit nuk gjendet pothuajse asgjë për të blerë. Një kilogram grurë kushton 365 euro, një kilogram sheqer kushton 290 euro  një litër vaj 340 euro, orizi 200 euro e kështu me radhë.  Nuk mund të gjendet qumësht për fëmijë, as për të sëmurë. Njerëzit jetojnë me ujë e kripë, rrënjë e barishte. Ata janë të detyruar të hanë edhe macet e gjëkafshë të tjera, por as ato nuk gjenden, meqë i kanë ngrënë të tjerët. Një anëtar i Parlamentit të Sirisë, i afërt me regjimin e Assadit, Ahmad Shilesh kundërshton fuqishëm politikën e nënshtrimit të popullatës civile  me uri, që ka ndërmarrë regjimi. Ai me zemërim dhe i pashpresë thotë: Madajin duhet ta rrafshojnë për tokë, në mënyrë që asnjeri të mos vdesë nga uria.  Edhe pse regjimi sirian-vrasës ka premtuar se do të lejojë hyrjen e organizatave humanitare, ata janë ndalura në kufi me kërcënim të armëve. Shpëtimi i sirianëve është në mëshirë të kriminelit Assad i cili deri tan i ka vrarë 300.000 sirianë, ka dëbuar 10. milionë nga vendi, si dhe në “mëshirë të bombardimeve nga ushtria ruse e Putinit të cilën e ka bekuar kryepeshkopi i Rusisë, Kirill.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …