Kryekuvendari Veseli sërish thotë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli: Po presim reflektim nga Vetëvendosja për Demarkacionin

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite ishte vazhdimi i seancave të papërfunduara parlametare. Pas mbledhjes së Kryesisë është deklaruar edhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka thënë që duhet edhe reflektimi i deputetëve të Vetëvendosjes, pasi që sipas tij është në të mirën e shtetit të arrihet një vendimmarrje sa më e shpejtë, transemton lajmi.net. “Do t’i trajtojmë 52 pika, të martën dhe të mërkurën ,ndërsa ditën e enjte kemi seancë të rregullt, do të punojmë më shumë që ta ratifikojmë marrëveshjen për Demarkacion. Shumë shpejt presim reflektim edhe të kolegëve opozitarë, besojmë se do të arrijmë konsensusin, është në të mirën e shtetit dhe së shpejti do të kemi një vendimarrje e cila me të drejt i ka zhgënjyer qytetarët e Kosovës” “Na duhen edhe disa vota, edhe një reflektim i vogël i Vetëvendosjes dhe do të shkojmë drejt në seancë” deklaroi Veseli. “Ta votojmë sa më shpejtë atë që po presin qytetarët, nuk është në koha të na ikin trenet, historikisht kemi humbur shumë mundësi, një vendimarrje më e shpejtë do t’i bënte mirë qytetarëve tanë, do ta arrijmë këtë jemi të sigurt” përfundoi Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …