Kreu i shtetit, Hashim Thaçi: Marrja e përgjegjësive të plota në drejtësi është rezultat i pjekurisë institucionale

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi: Marrja e përgjegjësive të plota në drejtësi është rezultat i pjekurisë institucionale

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në konferencën “Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit”, e cila është organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Ai ka thënë se realiteti politik dhe juridik i Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, me një shoqëri shumetnike dhe tolerante, është realizim i ëndrrave dhe pritjeve të kamotshme të qytetarëve të saj. Kryetari ka theksuar se ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektives evropiane është sistemi i drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe në të cilin kanë besim të gjithë qytetarët e vendit. Duke folur për rishikimin funksional të sektorit të sundimit të ligjit, Thaçi ka kërkuar që ky proces të jetë në funksion të garantimit të zbatimit të këtyre parimeve dhe vlerave kushtetuese, në funksion të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ai ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të ketë një angazhim të përbashkët me qëllim që rezultatet të jenë sa më të prekshme, të qëndrueshme dhe afatgjate. Kreu i shtetit ka pohuar se Republika e Kosovës ka arritur rezultate të konsiderueshme në fushën e ndërtimit të institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Sipas tij, kjo është arritur edhe falë përkushtimit tonë dhe ndihmës së çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ai ka shtuar se me transferimin e përgjegjësive të plota edhe në sektorin e drejtësisë nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore, rritet edhe përgjegjësia e shtetit të Kosovës për të siguruar një sistem efikas, të pavarur dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …