Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka përkrahur Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të paralajmëruar për 12 mars. “BSPK e përkrahë fuqimisht Grevën e SBASHK-ut e cila do të mbahet me datën 12 mars 2018 në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës qe ti mbaj premtimet e dhëna në takimet e mbajtura me BSPK – Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe SBASHK – Sindikatën e Bashkuar te Arsimit Shkencës dhe Kulturës, si dhe ti përmbush kërkesat e punëtorëve sipas marrevëshjes së arritur gjatë këtyre takimeve, të cilat ne ia kemi dërguar edhe me shkrim Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e BSPK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …