Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell ka porositur autoritet dhe organet përkatëse që ta luftojnë korrupsionin në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se nëse nuk ndodh luftimi i korrupsionit në Kosovë, atëherë edhe pas dy apo tre vjetëve do të flasim për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE). Autoritetet kosovare duhet t’u dërgojnë mesazhe shkelësve të ligjit se nuk mund të shkoni larg me korrupsion pasi në fillim jo vetëm se të gjithë do ta marrin vesh atë se çfarë po ndodh, por do të fillojmë ta godasim edhe “xhepin” tuaj, ka theksuar përfaqësues i përhershëm i UNDP-së dhe njëherësh koordinator zhvillimor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Andrew Russell.
