Këshilli i Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë pjesë edhe lideri i kësaj partie, kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai njoftoi pjesëmarrësit në mbledhje për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për përpjekjet që po bëhen në adresimin e çështjeve me prioritet për vendin, duke përfshire avancimin e zhvillimit ekonomik. Në mbledhje u bisedua edhe për zhvillimet politike e institucionale në vend, si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti. Këshilli Drejtues i AAK-së ka vendosur që të vazhdohet me procesin zgjedhor në degët e AAK-së, në mënyrë që zgjedhjet në Parti të përfundojnë brenda afatit si dhe që ky proces zgjedhor në AAK, njëkohësisht të jetë proces i përfshirjes së kuadrove të reja në të gjitha nivelet e organizimit në parti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …