Kjo javë përbën mundësinë e fundit të Kuvendit për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Kjo javë përbën mundësinë e fundit të Kuvendit për ta ratifikuar Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se Demarkacioni do të marrë epilog kah mesi i kësaj jave. Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur optimist se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje dhe Demarkacioni do të kalojë. E nëse votimi dështon edhe gjatë kësaj jave, atëherë Kosova përfundimisht do t’i humbasë afatet për liberalizimin e vizave, shkruan sot “Zëri”. Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit, kjo javë përbën mundësinë e fundit për ta përmbyllur këtë çështje, në mënyrë që të mos humbet afati për liberalizimin e vizave. Këtë alarm e kanë ngritur përfaqësues të të dy taborëve, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Megjithatë, koalicioni qeverisës ende nuk ka njoftuar mbi ndonjë konsensus të arritur me partitë e tjera, të cilat janë në kundërshtim të Demarkacionit. Megjithëkëtë, nga koalicioni kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje, e cila do t’i japë epilog Demarkacionit. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë pse Marrëveshja e Vjenës do të votohet kah mesi i javës, diku kah e mërkura apo e enjtja. Edhe përfaqësuesit e PDK-së janë shprehur optimistë se “nyja” e Demarkacionit do të zgjidhet brenda kësaj jave.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …