leoni

MASHT kërkon që mësimdhënësit që t’i rikthehen procesit mësimor, SBASHK-u thotë se greva do të vazhdojë

Sot grevë njëditore në të gjitha institucionet arsimore, kërkohet mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës ka bërë me dije se sot të gjitha institucionet arsimore do të jenë në grevë njëditore dhe nuk do të ketë mësim. Sipas njoftimit të SBAShK-ut, nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore të mesme dhe universitet, duke përjashtuar çerdhet. “Punëtorët arsimorë të të dy ndërrimeve do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë”, është thënë në njoftimin e SBAShK-ut.

SBAShK-u ka uruar që kjo grevë njëditore të ndikojë në reflektimin pozitiv të Ministrisë së Financave, në të kundërtën, pa dëshirën e tyre, më 13 prill do ta nisin grevën e përgjithshme, deri në realizimin e plotë të kërkesave të mësimdhënësve. “SBAShK-u kërkon mirëkuptim nga prindërit, nxënësit dhe studentët dhe i lutë ata ta ngrehin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria t’i zbatojë sa më shpejt obligimet për të cilat është zotuar vetë, duke plotësuar kërkesat legjitime të SBAShK-ut në mënyrë që të mos ketë nevojë në të ardhmen për veprime sindikale, gjegjësisht për greva, të cilat do të ndodhin nëse Qeveria nuk reflekton”, është thënë në njoftimin e SBAShK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …