leoni

bb

Komisioni për Administratë Publike: Javën tjetër Ligji për Prishtinën procedohet për në Kuvend të Kosovës

Komisioni për Administratë Publike ka mbajtur mbledhjen ku është shqyrtuar Projektligji për Prishtinën. Aty kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, ka thënë se javën tjetër do të ketë një miratim për procedim të këtij ligji për në kuvendin e Kosovës. “Gjatë vizitave hulumtuese në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, kemi konsultuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, por që ka qenë neglizhent dhe nuk ka sjell asnjë shtesë për propozimet që i ka dhënë, por që ne i kemi amendamentet e akterëve të tjerë”, ka thënë Hasani. Për vizitën në Mal të Zi, ka folur anëtari i komisionit, Milaim Zeka, që ka thënë se akuzat që u janë bërë për mungesë në ditën kur pritej të votohej demarkacioni ka qenë ta pabaza, për shkak se siç ka pohuar atë ditë ata janë kthyer në Prishtinë në orën 16:00. Rasim Selmanaj nga AAK ka thënë se Ligji për Prishtinën është ngjarja më e mirë që po i ndodh kryeqytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …