ATK: Kërkesat për rimbursim të TVSH-së, trajtohen në mënyrë profesionale dhe brenda afateve ligjore

Administrata Tatimore të Kosovës është duke realizuar të hyra më shumë sesa ka planifikuar

Performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës është duke u rritur vazhdimisht, vetëm për muajin Janar-Shkurt 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledh 78.9 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 10.6 milion euro apo 15.5 %. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 7.4 % më shumë të hyra. Të hyra të njëhershme nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.9 milion euro. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 23.1 milion euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese janë në vlerë prej mbi 111.9 milion euro. Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, këtu rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilit bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …