leoni

Thaçi: Opozita po vepron kundër liberalizimit të vizave!

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se dhuna e sotme e përsëritur në protesta nga partitë opozitare është mesazhi më i keq i mundshëm për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kjo dhunë është cenim i rendit kushtetues e ligjor. Është cenim i procesit për liberalizimin e vizave, goditje e re për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për zhvillimin ekonomik dhe për ardhjen e investitorëve të huaj. Dhuna e përsëritur është atak edhe i mbështetjes së partnerëve të Kosovës: SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s. Thaçi kësaj radhe nuk u mor me numrin e vogël të qytetarëve që iu kanë bashkuar protestave, as me kërkesat e tyre, por veçi faktin se gjoja protestat do të ndikojnë në mos-liberalizin e vizave, për të  cilat ka premtuar më shumë se 10 vjet. 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …