leoni

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj takoi përfaqësues të Odës Ekonomike Federale të Austrisë

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj takoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike Federale të Austrisë

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka takuar një delegacion austriak, ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i Odës Ekonomike Federale të Austrisë Peter Hasslacher. “Është kënaqësi kur sheh se ne ndajmë ide dhe mundësi të mrekullueshme me vendet më të zhvilluara, ku përmes shërbimeve, hulumtimeve për produkte të reja shumë shpejt do të mund ta ndryshojmë botën”, ka thënë ministri Beqaj pa takimit.

Takimi i ministrit Beqaj me delegacionin austriak dhe me z. Peter Hasslacher, përfaqësues i Odës Ekonomike Federale të Austrisë, është realizuar në kuadër të aktiviteteve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për realizimin e përkrahjes së miqve dhe donatorëve në fushën e inovacionit, por edhe në marrjen e praktikave evropiane në trajtimin institucional të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …