Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues shtetëror në Londër. Gjatë qëndrimit atje, Thaçi do të takohet me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me të cilin do të flasë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ai, po ashtu, do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit biografik “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, me autor Roger Boyes dhe Suzy Jagger. Në këtë promovim, përveç autorëve të librit, pritet të marrin pjesë edhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …