Komuna e Kaçanikut shpall konkurs për bursat e studentëve kaçanikas

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, drejtoria për Arsim dhe Kulturë në Kaçanik, ka shpallur konkursin për bursa studentore. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e fillimjavës, nga Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Zahir Doda, i cili tha se konkursi është i hapur për vitin akademik 2017-2018, për student të rregullt të studimeve themelore. Me vendim të Kryetarit Ilazi janë ndarë 20 mijë euro për bursa studentore, ndërsa ndarja do të bëhet në bazë të plotësimit të kritereve të parapara sipas konkursit. Në takim po ashtu u diskutuan edhe çështje të tjera me rëndësi, ndërsa u bë e ditur se kanë filluar matjet dhe procedura të tjera në projekte të ndryshme që do të implementohen gjatë këtij viti. Ndërkohë drejtori për bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Fatmir Loku njoftoi se janë duke vazhduar procedurat e parapara lidhur me projektin e subvencionimit të fermerëve me koshere të bletëve. Në takim u diskutuan çështje të tjera me interes të përgjithshëm komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …