leoni

USAID-i vazhdon mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

USAID-i vazhdon mbështetjen për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka prezantuar prioritetet e institucionit që ai e udhëheq në takim që ka pritur përfaqësuesen e USAID-it, Lee Sara Williams. Hasani e ka vlerësuar lartë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, duke theksuar se mbetet i përkushtuar që ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me USAID-in.  “Natyrisht ne kemi një bashkëpunim të mirë me USAID-in dhe jemi duke i implementuar disa projekte që i kemi në proces dhe kemi kërkesa për të ardhmen për të bashkëpunuar në fusha të rëndësishme”, ka thënë Hasani.

Ministri Hasani ka treguar se janë disa projekte aktuale që USAID-i është duke i mbështetur, si në përgatitjen e ligjit për Shoqëri Tregtare, në kuadër të reformave në të bërit biznes. Ai e ka informuar përfaqësuesen e USAID-it se objektivë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë.  “Jemi po ashtu duke hartuar draft-ligjin për reformën e inspektimeve dhe në kuadër të saj jemi duke bërë fuzionomini e inspektorateve. Tek politikat tregtare,  objektivë e jonë është anëtarësimi  në Organizatën Botërore të Tregtisë si dhe përgatitja e ligjit të ri për rregullimin e tregtisë së brendshme”, ka thënë Hasani. Ndërsa, Williams ka theksuar se Kosova ka bërë përparim në fushën e të bërit biznes, duke shprehur gatishmëri për të ofruar mbështetje edhe më tutje. Sipas saj, USAID është institucion që do ta mbështesë në vazhdimësi MTI-në. “Ne jemi këtu për të ndihmuar për projektet e së ardhmes”, ka thënë Williams.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …