Kryeministri i Kosovës ,Ramush Haradinaj në debatin në Kuvend ka akuzuar partitë opozitare se po bëjnë opozitarizëm të pakuptimtë. Madje ai ka thënë se praktiken e bojkotimit të seancave dhe pamundësinë për ta bërë kuorumin në Kuvend e ka sjellë vetë opozita. Ai ka thënë se këtë gjë e ka parë në disa raste, raporton lajmi.net. Kryeministri ka thënë se partitë opozitare duhet të merren me tema më aktuale. Duke ju referuar pikës për interpelancë për rritjen e pagave ai ka thënë se lënda është në Gjykatën Kushtetuese dhe se duhet pritur vendimin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …