leoni

Protesta e opozitës ka bashkuar në Prishtinë dhjetëra mijëra protestues

Marshi i mijëra protestuesve qysh në orën 14.oo ishte nisur nga Biblioteka Kombëtare drejt qendrës së kryeqytetit e Qeverisë së Kosovës. Në ballë të protestuesve po  qëndrojnë kryetarët e partive të opozitës, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën. Protestuesit tashmë kanë arritur  në sheshin “Zahir Pajaziti”, i cili është e stërmbushur me protestues që sot kanë ardhur nga shumë qytete të Kosovës, edhe pse thuhet se në shuamë vende janë ndaluar e legjitimuara nga forcat e shumta policore që janë dislokuar  kudo të Kosovës.


Shumë qytetarë të tjerë tashmë janë grumbulluar para Qeverisë. Ata po brohorasin “Zajednica nuk kalon”, e “Isa Hasha Esat Pasha”  dhe parulla të tjera.  Ndërkohë për të përballuar eskalimin e mundshëm të protestave forca të shumta të njësive Speciale tp Policisë së Kosovës tashmë janë pozicionuar në oborrin e ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Pjesëtarët e Policisë janë pajisur me mburoja mbrojtëse e pajisje të tjera për të përballuar ndonjë eskalim të mundshëm. Përveç kësaj, Policia ka vënë në gatishmëri edhe makinat e blinduara.


 


 


11. 2. 2106


 


Krerët e opozitës kanë deklaruar se qytetarët dje kanë treguar se nuk e pranojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, por njëkohësisht u dëshmua se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore, pasi populli kërkoi dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në konferencën për media në Sheshin “Skenderbeu”, tha se qytetarët dje e kanë vërtetuar që janë kundër marrëveshjeve. “Ne i falënderojmë te gjithë që morën pjesë në protestë dhe të gjithë ata qe e kanë ndihmuar protestën. Isa dhe Hashimi nuk janë me as ministra e as kryeministra”, tha ai.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ka qenë i emocionuar kur iu ka drejtuar të gjithë atyre protestuesve. “Ne e dimë që Kosova është keq shkaku i udhëheqjes. Dje i kemi kërkuar qeverisë me shku, kanë kërkuar qytetarët”


Kurse, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, kanë thënë se protesta e djeshme ka qenë më masivja dhe me mesazhe të qarta që e panë krejt bota se asgjë nuk mund të zbeh këtë bindje. “Dje qytetaret quan dy mesazhe, nuk pranon marrëveshje dhe populli kërkoj dorëheqjen e Ises dhe Hashi mit. Ajo çka kemi parë dje tregon që kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderoj dhe ndihemi krenar, pavarësisht shpifjeve qytetaret nuk mund t’i ndalin”, tha Limaj.


 


Lidhur me protestat e 9 janarit, akademik Rexhep Qosja ka deklaruar se protesta ishte një protestë e madhe, historike, me pjesëmarrje masive edhe të të papartishmëve, e organizuar prej tri partive opozitare. Kurse, Qeveria e Kosovës po bëhet e shurdhër ndaj vullnetit dhe zërit të popullit. Ai në një opinion ka shkruar se kriza politike dhe institucionale e Kosovës nuk do të kalohet pa u larguar kjo qeveri prej pushtetit. Mjerisht, koktejet e Molotovit dhe autoblindat e policisë i qitën hije, të shpresojmë vetëm përkohësisht, qëllimit dhe kuptimit larghedhës të protestës. Shteti i Kosovës nuk do të shërohet as në pikëpamje politike, as në pikëpamje shtetërore, as në pikëpamje morale pa u bërë beteja të organizuara politike, institucionale, shtetërore për parandalimin e të këqijave të sipërpërmendura që po nxisin gjithnjë e më shumë banorë të saj për të kërkuar shpëtim në vende të tjera. Kosova nuk do të qetësohet derisa të jenë në pushtet këta që e kanë sjellë në gjendjen në të cilën është, këta të cilët, si u dëgjua prej një miku të Kosovës, më shumë i tuten gazit lotsjellës në Kuvend, se projektit të Serbisë për shtet të dytë serb në Kosovë, më shumë e konsiderojnë të dëmshëm efektin e gazit lotsjellës në Kuvend sesa humbjen e sovranitetit dhe kthimin e Serbisë në Kosovë!


Hapi i parë drejt këtij shërimi të Kosovës është largimi i qeverisë së ati j i cili me jetëshkrimin, me fjalët dhe me mendimin e tij na e sjell në kujtesë regjimin e para njëzet e pesë vjetëve!


 


Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim lidhur me veprimet e protestuesve të thirrur nga opozita, të cilat, thuhet se po djegin institucionet e ndërtuara me shumë mund, po rrezikojnë jetën e policëve të Kosovës dhe po shkaktojnë dëme të mëdha në pronën publike dhe private. LDK thotë se e respekton vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht orientimin e tyre partiak, por thotë se tendencat që me zjarre dhe flakë të arrihet deri te pushteti, nuk i takojnë një shoqërie demokratike për të cilën janë përcaktuar qytetarët e Kosovës. LDK i jep përkrahje të plotë institucioneve të rendit që thotë se po bëjnë një punë shumë profesionale për të mbrojtur pronat publike dhe private dhe nuk po bie në nivelin e provokimeve të vazhdueshme të protestuesve të thirrur nga partitë opozitare.


 “Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos i përkrahin ata që djegin institucionet, të cilat janë ndërtuar me taksat e qytetarëve ndër vite. Ata që po djegin institucionet dhe pronat publike, duke shprehur mllefin që nuk kanë mbështetje qytetare për të ardhur në pushtet, duhet ta dinë se objektet publike nuk janë të Qeverisë, por janë prona të qytetarëve dhe çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj secilit qytetar të Kosovës”, thotë LDK.


 


Numri i familjeve që përfitojnë skema sociale nga viti në vit është duke rënë lehtë. Sipas rezultateve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në tremujorin e tretë të vitit 2015, ishte 27.609 dhe krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i familjeve që kanë përfituar nga kjo skemë ka shënuar rënie për 1,929 ose shprehur në përqindje 6.5%. Numri i familjeve që marrin ndihma sociale në vitin 2014 dhe 2015, është më i vogël nëse e krahasojmë më vitin 2013 për 7.7 %. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, Bashkim Bellaqa, i cili tha për KosovaPress se gjatë vitit 2013 numri i anëtarëve që kanë përfituar ndihmë sociale ka qenë mbi 123 mijë. “Sipas rezultateve në lidhje me ndihmat social që përfitojnë ekonomitë familjare, në vitin 2013, numri i ekonomive familjare që ka përfituar nga skemat sociale ka qenë 29 mijë e 688 familje, ndërsa, anëtarë 123 mijë e 554. Në vitin 2014, numri i ekonomive familjare ka pasur rënie në 27 mijë e 389 ekonomi familjare, ndërsa te numri i anëtarëve kemi 113 mijë e 842, do të thotë për vitin 2014. Pra, numri i familjeve që kanë fituar ndihma sociale në vitin 2014, është më i vogël për 2229 familje ose e shprehur në përqindje për 7.7 % krahasuar me vitin 2013. Mirëpo, në vitin 2015, përkatësisht në tremujorin e tretë, numri i ekonomive familjare që përfitojnë ndihma sociale është 27 mijë e 609 familje”, tha Bellaqa.


  


 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur në një takim zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i shoqëruar nga Johannes D.Rey, shef i Fondacionit Konrad Adenauer për Kosove dhe Maqedoni si dhe Thomas Schöffler, drejtor dhe pronar i Fabrikës se Ujit “Drini i Bardhë”. Ministri i ka njoftuar ata me zhvillimet në bujqësi, duke e theksuar se ky sektor është një prej kontribuuesve më të mëdhenj në punësim dhe zhvillim ekonomik, dhe si I tillë mbetet një sektor strategjik për vendin. Me investimet që janë bërë nga shteti, tha ai, është rritur dukshëm prodhimi dhe janë hapur fabrika të ndryshme të përpunimit të produkteve. Në këtë drejtim ai tha se po punohet që të shtohet edhe më shumë volume i prodhimit dhe përpunimit, që të arrihet të ketë zëvendësim të importit dhe po ashtu rritje të eksportit në vendet e Evropës. Nga ana e tij, zëvendëspresidenti u pajtua që bujqësia është sektor me potencial. Vlerësoi fokusin që I është dhënë deri tash dhe tha se kjo duhet të vazhdojë. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me ministrinë, përmes Konrad Adenauer, në veçanti në shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e bujqësisë, në veçanti për konceptin e kooperativave moderne që funksionojnë në masë të madhe në Evropë dhe kanë treguar sukses.


 


Duke raportuar për pasojat e protestave të 9 janarit Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta dhe mjeteve të rrezikshme nga protestuesit, kanë pësuar lëndime zyrtar policor njëzet e katër (24) zyrtar policor, katër (4) qytetare prej tyre edhe gazetare. Ndërsa Policia e Kosovës ka arritur të arrestoj tridhjetë e katër (34) protestues të dhunshëm, tek të cilët janë gjetur mjete të dyshuara, si thika, koktej molotovi e gjëra që ju kanë shërbyer për kamuflim. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe vënies së situatës nën kontrolle.


 


Udhëheqësit e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme të Kosovës janë ata të cilët paguhen prej 3 mijë deri në mbi 5 mijë euro në muaj. Për standardin e Kosovës, ky është një burim i pakënaqësisë së njerëzve kur dëgjojnë për këto paga tepër të larta. Megjithëse performanca e ndërmarrjeve dhe agjencive nuk është e kënaqshme, dhe për këtë njohësit e ekonomisë thonë se këta udhëheqës nuk i meritojnë pagat marramendëse.


Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari më i paguari në vend. Ai vazhdon të marrë pagën mujore 15 herë më të lartë se paga mesatare në vend. Zalli pagë mujore merr 5 mijë e 213 euro ose 62 mijë e 567 euro në vit.


Pas Zallit, pagën më të lartë e ka Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr pagë mujore 4 mijë e 451 euro.


Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Bedri Hamza merr pagë mujore 4 mijë e 301 euro ose 51 mijë euro pagë vjetore.


Pas guvernatorit prin Avni Jashari, ud. i drejtorit menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) i cili fiton 3 mijë e 979 euro në muaj ose pagë vjetore 47 mijë e 749 euro.


Fare keq nuk qëndron as Sejdi Hoxha, kryeshef i Postës së Kosovës, i cili merr pagë mujore 3 mijë euro.



 


 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …