Nis jetësimi i kredisë së Bankës Botërore, 14.3 milionë euro për Investime kapitale dhe reforma në MTI

Nis jetësimi i kredisë së Bankës Botërore, 14.3 milionë euro për Investime kapitale dhe reforma në MTI

 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli  dhe zëvendësin e tij Diego Martin. Ministri Hasani u dakordua më Mantovanellin që të nisë jetësimi i projekt-kredisë me Bankën Botërore “Rritja e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport”.

Kjo kredi kap vlerën e 14.3 milionë euro, që do të financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevoja të mëdha për zhvillim.

Kredia e Bankës Botërore do t’i prekë tri komponentë kryesore: Investime kapitale në laboratorët teknik të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë , Reforma e Inspeksioneve në Kosovë si dhe grande mbështetëse për ndërmarrjet eksportuese kosovare.

Ministri Hasani informoi drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Mantovanelli , se si do të jetësohet kredia dhe i siguroi se do të ketë transparencë të plotë të procesit.

“Do të më keni mbështetje të plotë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë ose  neglizhencë në implementimin e projektit. Po ashtu procesi do të jetë shumë transparent dhe llogaridhënës”, tha Hasani.

Ministri Hasani dhe Mantovanelli diskutuan për reformat gjithëpërfshirëse të sistemit të inspektimeve, që u konsiderua si projekt shumë i rëndësishëm.

Po ashtu u shpalosën objektivat që i ka ministria, që nëpërmes kredisë 14.3 milionë euro, të ketë veprime konkrete në përmirësimin e tri fushave, ku edhe është parapa që kredia të implementohet.

Mantovanelli tha se është koha kur mund të nisë implementimi i kredisë, që sipas tij, MTI-ja ka punuar shumë që t’i zë të gjitha afatet e përcaktuara.

“Është koha kur ne mund të fillojmë implementimin e kredisë. Shpresojmë se do ta kalojmë këtë objektiv”, tha Mantovanelli.

Kredia do t’i ndihmojë Agjencisë Kosovare të Metrologjisë, Agjencisë së Standardizimit, dhe Drejtorinë e Akreditimit për t’u kualifikuar për të nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumit Ndërkombëtar për Bashkëpunim-Akreditim të Laboratorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …