leoni

Partitë opozitare pas dështimit të rezolutës opsion tjetër shohin organizimin e protestave por janë të pa koordinuara

Vazhdon seanca plenare, paraparë për të martën por e shtyrë për sot në ora 10:00 në mungesë të kuorumit

Mbajtja e seancës plenare e paraparë për të martën është shtyrë për sot në ora 10:00, në mungesë të kuorumit. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas dështimit të seancës të së martës në një takim me shefat e grupeve parlamentare vendosi që vazhdimi i seancës të mbahet sot.

Ndryshe, në rend dite janë:

Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit.

Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …