GIZ-i gjerman vazhdon ta mbështes Administratën Tatimore të Kosovës edhe gjatë vitit 2018

GIZ-i gjerman vazhdon ta mbështes Administratën Tatimore të Kosovës edhe gjatë vitit 2018

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri me bashkëpunëtorë ka mbajtur një takim me Udhëheqësen e Projektit, Reforma në Financa Publike në Kosovë, Kadri Jogiste, si dhe përfaqësuesit nga GIZ-i me qëllim të diskutimit dhe bashkëpunimit mes ATK-së dhe GIZ-it gjatë vitit 2017 dhe përcaktimi i aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2018. Drejtori Imeri në këtë punëtori tha se: “Jemi mirënjohëse dhe e çmon shumë bashkëpunimin me GIZ, i cili administratën tatimore e ka mbështetur që nga viti 2010, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimet e tjera institucionale duke ndihmuar në ngritjen e njësive organizative me qëllim të realizimit të objektivave të organizatës dhe në modernizimin e disa proceseve të punës”. Në fund, u pajtuan që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në fushën e ngritjes së njohurive në trajtimin e çështjeve të TVSH-së sipas praktikave të BE-së, kontrolleve përmes veglës elektronike në mbështetje të analizës së riskut, si dhe fuqizimi dhe zgjerimi i aktiviteteve në Zyrën për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …