Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë merituar presidencën e Donald Trumpit dhe se këto janë “kohë të rrezikshme”. Ajo tha se Trump ka “afinitet për diktatorët” dhe se ai “vërtetë e pëlqen qëndrimin dhe sjelljen e tyre autoritare. Ajo beson se një letër e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dërguar Kongresit, në lidhje me përdorimin e emailit të saj privat, i ka kushtuar me mbështetjen e saj nga votuesit. Zonja Klinton në shtator të vitit të kaluar, ka deklaruar se nuk do të garojë më për kryetare meqë konsideron se karriera e saj si politikane aktive ka përfunduar.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …