ARGUMENTET DHE KËRKESAT E PKMLSHJ
Populli shqiptar në Jugosllavi nuk është pakicë, por marrë në tërësi është gjysma e popullit shqiptarë. Pra, pasi që nuk është pjesë e vogël kërkon të njihet si popull e jo si pakicë;
Populli shqiptarë në Jugosllavi për kah madhësia në numër është i treti në RSFJ (është më i madh se kombi maqedon, slloven, mysliman dhe katër herë më i madh se ai malazezë), prandaj kërkon ti njihet statuti i kombit;
Populli shqiptarë në RSFJ jeton në territorin e vet etnik. Ky territor qëndron i copëtuar nën sundimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, ku nuk gëzon njohje nacionale shqiptare, por është i përvetësuar nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia;
POPULLI SHQIPTAR Në JUGOSLLALVI NUK I KËRKON TERRITORET ETNIKE SHQIPTARE NË TË CILAT SOT NUK JETON FARE APO QËNDRON ME PAKIC POR KËRKON BASHKIMIN NJOHJEN NACIONALE DHE PAVARËSIN E TË GJITHA TROJEVE SHQIPTARE KU JETON AI NË SHUMICËN DËRMUESE;
Populli shqiptarë ka partinë komuniste dhe vetëm atë e njeh si të veten e legjitime, andaj kërkon pavarësinë politike, gjegjësisht pranimin e PKMLSHJ në kuadrin e LKJ (Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë) si parti komuniste nacionale legjitime dhe të barabartë me partitë tjera komuniste nacionale në LKJ. PKMLSHJ në RSFJ përbëhet prej komunistëve shqiptarë anëtarë të LKJ të të gjitha krahinave shqiptare në Jugosllavi. PKSH marksiste-leniniste në RSFJ është e lidhur me LKK (Lidhjen Komuniste të Kosovës) dhe kërkon që Komiteti Krahinor të ketë statutin e KQ (Komitetit Qendror) të LKSH (Lidhjes Komuniste Shqiptare) brenda LKJ;
Populli shqiptar klasa punëtore dhe PKMLSHJ ka ekonomin e vet, e cila është e copëtuar dhe e uzurpuar. Është e eksploatuar nga kolonizatorët serbë, maqedonë dhe malazezë prandaj është e prapambetur dhe e pa zhvilluar. Ajo është aq e pasur sa që mundëson një jetë të pa varur ekonomike nëse lirohet nga ky ekskploatim jo racional, i egër dhe diskriminues. Kërkon bashkimin e tërë pasurisë ekonomike shqiptare në RSFJ dhe pavarësinë e sajë nga eksploatimi kolonialist;
Populli shqiptarë në Jugosllavi synon formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ, si republikë socialiste të pavarur e të barabartë me RS (Republikat Socialiste) tjera nacionale, me të drejta dhe obligime të barabarta ndaj federatës jugosllave. Brenda RSSH (Republikës Socialiste Shqiptare) në Jugosllavi do të jetojnë të barabartë me popullin shqiptar në të gjitha pikëpamjet, pjesëtarët e kombësive tjera që jetojnë në këtë territor.
RREGULLIMI I BRENDSHËM KUSHSTETUTAR I RSSH NË RSFJ
Kushtetuta e RSSH (Republikës Socialiste Shqiptare) do konstituohet në kombinim të kushtetutës së RPSH (Republikës Popullore të Shqipërisë) për arsye se kemi përkatësi të njëjtë nacionale, por do ti adaptohet kushteve tona në RSFJ. Ajo do të kombinohet edhe me kushtetutën e ndonjërës Republikë të Jugosllavisë, pasi që RSSH do të jetë RS (Republikë Socialiste në kuadër të republikave) jugosllave;
Sistemi kushtetutave do të konstituohet në bazë të diktaturës së proletariatit;
Sistemi ekonomik do të rregullohet në bazë të kushtetutës, ku vend të posaçëm do të ketë shpejtimi i zhvillimit dhe i nivelizimit me mesataren Jugosllave;
Ekonomia shqiptare do të jetë plotësisht e pa varur prej ekonomisë ndërkombëtare;
Do të shpejtohet zhvillimi i bujqësisë, ajo do të kolektivizohet plotësisht dhe në te do të inkuadrohet e tërë popullata me që gjë do të zgjidhet problemi i pa punësisë;
Rezervat e metalurgjisë e të energjetikës do të shfrytëzohen me racionalisht. Do të shkohet ka ajo që finalizimi i prodhimeve të bëhet pavarësisht nga jashtë (pra brenda ekonomisë kombëtare);
Pasuria private do të shoqërorizohet në tërësi. Do të ekzistojë vetëm prona personale dhe ajo shoqërore. Kështu do të del edhe një mundësi për zgjidhjen e problemeve të punësimit dhe banimit;
Diferencat sociale sidomos të ardhurat personale do të mënjanohen dhe do të lejohet diferenca vetëm një me tre (1-3) e jo si deri me tani 1 me 30;
Sistemi arsimorë, shkencor e kulturo do të përcaktohet për ndërtimin e socializmit shkencor dhe ta ngrejë moralin dhe patriotizmin nacional dhe internacional socialistë;
Religjionit do ti ndalohet shkollimi fetarë;
Rregullimin e brendshëm kushtetutar do ta mbroj DIKTATURA E PROLETARIJATIT e cila do të jetë në përbërje të komunistëve më të aftë nga vetë klasa punëtore e cila do të mbikëqyrë tërë marrëdhëniet shoqërore.
PROGRAMI I ZHVILLIMIT Të SISTEMIT SHOQËROR EKONOMIK DHE POLITIK PAS REALIZIMIT Të BARAZISË DHE PAVARËSISË
Pasi që i shtruam argumentet dhe kërkesat e klasës punëtore e popullit shqiptar dhe avangardës së tyre PKMLSHJ, tani në pika të shkurtuara po flasim për rrugën që duhet ndjekur për realizimin e këtyre kërkesave – ndërtimin e marrëdhënieve socialiste në RSSH në RSFJ.
Deri te realizimi i këtyre interesave jetike të klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi mund të vijë duke i përdorur këto mënyra:
Së pari në mënyrë paqësore, me ujdi dhe me marrëveshje politike në mes të LK të Kosovës e të LKJ dhe qeverisë Jugosllave;
Së dyti me metoda të kombinuara, duke bërë presion politik duke bërë greva dhe demonstrata dhe duke organizuar aksione të armatosura:;
Së fundi edhe me revolucion (luftë) të armatosur.
PKMLSHJ është për mënyrën e parë. Kjo do të dal me kërkesë për pavarësi dhe barazi para LKJ, me propozim që LK e Kosovës të merë iniciativë për shtruarjen e kësaj kërkese para LKJ dhe qeverisë jugosllave. Po që se LKK nuk i përkrah dhe nuk i mbron interesat e klasës punëtore dhe popullit shqiptarë në Jugosllavi PKMLSHJ do të merë vetë iniciativën dhe do ti ja shtroj vetë këto kërkesa, atëherë do tua caktoj afatin për marrjen e vendimeve. Pas përgjigjeve eventuale negativ e ose të heshtjes para kërkesave tona, PKMLSHJ do ti drejtohet me një ultimatum preventiv. Nëse prapë vazhdohet ashtu, do tu drejtohet edhe me një ultimatum me kohë të caktuar dhe së fundi me një ultimatum përfundimtar para nisjes së revolucionit të armatosur e nëse edhe atëherë heshtet, apo japin përgjigje negative, atëherë PKMLSHJ do ti njoftoj masat progresive si brenda ashtu edhe jashtë Jugosllavisë, se klasa punëtore dhe populli shqiptarë në Jugosllavi janë të detyruar të ngiten në revolucion të armatosur dhe në luftë anti kolonialiste, në luftë kundër hegjemonizmit serbo-maqedonaso-malazezomadhë dhe e unitarizmit shtetmadh jugosllav. Do ti njoftojë masat progresive jugosllave dhe ndërkombëtare dhe do ta thërras OKB që të shqyrtoi çështjen e pavarësisë dhe individualitetit kombëtarë, e cila me rregullimin kushtetues i siguron një gjë të këtillë dhe se me të drejtë ndërkombëtare PKMLSHJ do të organizojë dhe do të udhëheqë revolucionin e armatosur për pavarësi dhe barazi nëse kjo nuk arrihet me marrëveshje paqësore.
PKMLSHJ llogarit se kërkesat e drejta të klasës punëtore dhe popullit shqiptar do të hasin në mirëkuptim dhe në përkrahje të LKJ dhe QJ (qeverisë jugosllave) si dhe të gjitha forcave progresive serbe, maqedonase e malazeze dhe në përgjithësi jugosllave. Besojmë se nuk do të lejohet të vihet deri te gjakderdhja, për të cilën klasa punëtore dhe populli shqiptar në RSFJ është i gatshëm vetëm nëse rrugëdalje tjetër nuk ka që ti ja arrijë qëllimit historik dhe të drejtë.
NE NUK KEMI QKA TË HUMBIM VEQ PRANGAVE; se edhe ashtu do të zhdukemi me anë të metodave, gjoja evolutive, të diskriminimit, të e gjenerimit dhe të denacionalizimit kombëtarë që ndaj nesh po ushtrohet qet por dhunshëm.
Metodat moderne të diskriminimit dhe eksploatimit të egër nëse i ndalon me vetëdije socializmit vetëqeverisës, do të kuptojë e do të zgjidhë drejtë çështjen e pavarësisë, individualitetit, dhe të barazisë dhe do të ruaj unitetin, integritetin dhe sovranitetin e RSFJ. Në të kundërtën do të vijë deri te shpartallimi i saj. PKMLSHJ siç shihet nuk e dëshiron shkatërrimin e RSFJ, por është për atë që të ruhet ajo.