Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë në Kuvend së LDK-ja e ka lënë Kosovën pa ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër me deputetët e LDK-së sot në Kuvendin e Kosovës duke i akuzuar ata se janë fajtorët kryesorë që Kosova ende nuk e ka formuar Forcën e Armatosur.  “Besoj që është mirë që në parlament të diskutohet për dialogun me Serbinë, që LDK-ja t’i ketë njerëzit e vetë në dialog”. ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net. “LDK-ja është ajo që e ka lënë Kosovën pa ushtri, kam qenë në takime me ambasadën amerikane për ushtrinë, ata do të ju tregojnë që na kanë ofruar me na e dhënë ushtrinë, por LDK-ja ka deshtë me treguar patriotizëm për me marrë 1 përqind të votava” shtoi ai. Kjo deklaratë e Kryeministrit Haradinaj ka shkaktuar reagime të shumta nga deputetët e LDK-së të pranishëm në sallë, duke sjellë përsëri situatë të tensionuar në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe SHBA-në

Kreu i LDK, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve …