Kryetari Elezaj dhe përfaqësuesit e UNHCR-së e OSBE-së biseduan për procesin e kthimit

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me zyrtarë të UNHCR-së, OSBE-së dhe Organizatës Joqeveritare “Together”- “Se Bashku”, me të cilët ka biseduar rreth procesit të kthimit në Komunën e Klinës.

Në këtë takim është thënë se procesi i kthimit në Komunën e Klinës po ecën mirë ndërkohë që është kërkuar nga komuna që të caktohet një person që do të ndihmoj në dialogun ndëretnik në mes komunitetit shqiptar dhe të kthyerve për të krijuar kushte për kthim të zhvendosurve.

Kryetari i Komunës së Klinës, Elezaj, ka thënë se Komuna do të angazhohet në përmbushjen e detyrave në këtë proces. “Komuna e Klinës do të angazhohet në krijimin e lehtësirave dhe kushteve për ata që duan të kthehen në shtëpitë e tyre”, ka thënë Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …