Kuvendi i Kosovës edhe sot do të mbaj seancë plenare, ku ndër të tjera është paraparë edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në këtë seancë është paraparë të shqyrtohet edhe propozim-programi i punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018, pastaj për herë të parë do të shqyrtohet edhe projekt-rregullorja e Kuvendit. Gjithashtu do të shqyrtohet për herë të dytë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, por gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …