Burimet e lajmeve të Al-Xhazirës bëjnë të ditur se në Madaj të Sirisë dhe në shumë lokalitete të tjera, sirianët po vdesin urie. Në shitoret e qytetit nuk gjendet pothuajse asgjë për të blerë. Një kilogram grurë kushton 365 euro, një kilogram sheqer kushton 290 euro një litër vaj 340 euro, orizi 200 euro e kështu me radhë. Nuk mund të gjendet qumësht për fëmijë, as për të sëmurë. Njerëzit jetojnë me ujë e kripë, rrënjë e barishte. Ata janë të detyruar të hanë edhe macet e gjëkafshë të tjera, por as ato nuk gjenden, meqë i kanë ngrënë të tjerët. Një anëtar i Parlamentit të Sirisë, i afërt me regjimin e Assadit, Ahmad Shilesh kundërshton fuqishëm politikën e nënshtrimit të popullatës civile me uri, që ka ndërmarrë regjimi. Ai me zemërim dhe i pashpresë thotë: Madajin duhet ta rrafshojnë për tokë, në mënyrë që asnjeri të mos vdesë nga uria. Edhe pse regjimi sirian-vrasës ka premtuar se do të lejojë hyrjen e organizatave humanitare, ata janë ndalura në kufi me kërcënim të armëve. Shpëtimi i sirianëve është në mëshirë të kriminelit Assad i cili deri tani ka vrarë 300.000 sirianë, ka dëbuar 10. milionë nga vendi, në “mëshirë të bombardimeve nga ushtria ruse e Putinit, të cilën e ka bekuar kryepeshkopi i Rusisë, Kirill. dhe në mëshirë të forcave ushtarake nga vendet e Evropës, që janë angazhauar në luftë kundër Isis-it, por që tagrin kryesor po e vuan mbi kurriz popullata e pambrojtur siriane.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …