Sot në kazermën “Adem Jashari’” të FSK-së në Prishtinë, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së. Ceremonia filloi me parakalimin e flamurtarëve dhe intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës. Pas leximit të dekret-ligjit të kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e gjeneral brigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Forcave Tokësore, u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të Komandës së Forcave Tokësore nga gjeneral majori Gëzim Hazrolli tek gjeneral brigade Enver Cikaqi. Në ceremoni morën pjesë: zëvendësministri i MFSK-së Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, drejtori i NLAT-it, gjenerali Hofmann, gjeneral majori Zymer Halimi dhe gjeneral brigade: Nazmi Brahimaj, Irfete Spahiu, Naim Haziri, përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të NALT-it, dhe oficerë dhe nënoficerë të FSK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …