Ministri, Bajram Hasani: Kuvendi miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Ministri, Bajram Hasani: Kuvendi miratoi Projektligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka bashkëbiseduar me qytetarë dhe ka shpërndarë fletushka në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, që është shënuar në Kosovë me një sërë aktivitetesh. Ministri Hasani ka thënë se sot kanë kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, që është bërë në harmonizim me legjislacionin e BE-së. “Sot dua të jap një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës se sapo e kaluam Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, ka ekzistuar një ligj, por e kemi bërë një plotësim ndryshim, sepse ka pasur disa defekte gjatë rrugës së implementimit, e kemi bërë në përputhje të plotë me legjislacionin e BE-së, sepse sot është 15 marsi, Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit”, ka thënë Hasani para gazetarëve.

 Hasani ka theksuar se kanë punuar shumë në vetëdijesimin e konsumatorit dhe do të bëjnë fushatë të vazhdueshme informuese. “Ky ligj që e kemi miratuar sot në leximin e parë, mbron të drejtën e konsumatorit dhe është shumë i favorshëm, për shkak se është komplet i harmonizuar me ligjet e BE-së, që do të gjejë zbatim edhe në terren. Po ashtu jemi duke bërë fushata të vazhdueshme për vetëdijesimin e konsumatorëve, të tregojmë se çdo qytetarë ka të drejtë ankuese”, ka thënë Hasani. Ministri ka thënë se në çdo ditë kryejnë inspektime dhe aksione në terren dhe po ashtu janë asgjësuar shumë mallra që kanë qenë të mos përputhshme.

 “Kemi inspektime e aksione, shqiptojmë gjoba, por neve na duhet një informacion shtesë, e këtë mund ta bëjmë vetëm me bashkëpunim me konsumatorët, mos të kemi vetëm inspektime rutinë. Kemi pasur një lansim në fund të vitit 2017 që i kemi informuar qytetarët me mesazhe dhe ka pasur ankesa ku ka ndërhyrë inspektorati, si dhe janë asgjësuar qindra mijëra euro mallra që kemi hasur në ndryshim të çmimeve”, ka thënë Hasani. Ndërkohë gjatë ditës ka pasur edhe aktivitete tjera që janë mbajtur për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, ku është mbajtur një debat me palët e interesit dhe janë shpërnda fletushka informuese në sheshin kryesor të Prishtinës. Fushata informuese do të vazhdojë edhe ditëve tjera, ku do të përfshihen shtatë qendrat kryesore të Kosovës: Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, Peja, Gjakova dhe Prizreni.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …