Ministri Lekaj priti drejtorin e kompanisë gjermane Lammers

Ministri Lekaj priti drejtorin e kompanisë gjermane Lammers

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u takua me udhëheqësin e kompanisë gjermane Lammers, Andreas Lammers. Arsyeja e takimit të Lammers me ministrin Lekaj, ishte gjetja e mundësive të depërtimit të fuqisë punëtore të Kosovës, në shtetin gjerman, pasi siç e theksoi edhe Lammers, Gjermania ka nevojë për njerëz të zellshëm dhe punëtorë si kosovarët. Duke u munduar të shërbejë si urë lidhëse në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, Ministri Lekaj përmendi anët pozitive të fuqisë punëtore të Kosovës, në njërën anë, kryerja e shërbimeve me çmim shumë të lirë dhe në anën tjetër, aktivizimi i punëtorëve të rinjë të Kosovës nëpër vendet perëndimore, në këtë rast në Gjermani.

Gjatë këtij takimi, gjithashtu u fol edhe për procesin e stërzgjatur të marrjes së vizave të punës, në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Duke u munduar të ndërmjetësojë, në mënyrë që kjo procedurë të kryhet brenda një afati të arsyeshëm kohor, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj njoftoi Drejtorin Lammers, se edhe kompania e tyre mund të luaj një rol të rendësishëm sa i përket kësaj çështjeje, pasi çdo gjë që lidhet me fuqinë punëtore të Kosovës dhe me investimet në Kosovë, është edhe në interes të shtetit gjerman dhe jo vetëm kosovar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …