leoni

Malisheva e mobilizuar për mbrojtjen e sovranitetit të Republikës

Sot kur na ndan vetëm një ditë nga protesta, Malisheva si kurrë më parë po tregohet e gatshme, e vullnetshme e guximshme dhe e vendosur për të marrë pjesë në ngjarjen historike për mbrojtjen e sovranitetit dhe bërjes së shtetit. Ne, opozita e bashkuar në Malishevë gjatë këtyre ditëve kemi mbajtur me dhjetëra tubime në fshatra, dhe takime me studentë e profesorë,punëtorë e mësimdhënës, bujq e muratorë, zejtarë e mërgimtarë dhe qytetarët të tjerë të të gjitha moshave, profesioneve e pikëpamjeve politike.  Nga këto takime e tubime kemi parë që qytetarët tashmë e kanë kuptuar që mbrojtja e vendit nga e keqja qeverisëse është detyrë qytetare dhe kombëtare është rruga e nevojshme dhe  e vetme për ta shpëtuar vendin, të tashmen dhe të ardhmen e tij nga degradimi i qeverisjes Mustafa-Thaçi. Përkrahja dhe mbështetja e qytetare është shpresë se ky vend po bëhet.

 

Në orët e mbetura para protestës historike Ne do të vazhdojmë me aktivitete intensive derë më derë, odë më odë, bashkë me shumë familjarë, miq, qytetarë të organizohemi dhe mobilizohemi për dasmën e madhe e cila nesër shënon fillimin e historisë së re. E historisë që shënon rikthimin e vlerave qytetare dhe kombëtare e cila shpëton vendin, Republikën tonë nga zaptuesit dhe shitësit e saj. Gjithashtu gjatë këtyre muajve kemi qenë dëshmitarë dhe përjetues, të shkeljes dhe injorimit që kjo qeveri ju ka bërë qytetarëve të Malishevës, për shkak të bindjeve politike.Kjo është edhe një arsye më shumë, se Ne, të gjithë, pa dallim bindjeve politike, të ngritemi dhe ta ndalim këtë pushtet antikushtetues dhe linques, i cili interesat e Serbisë, i ka bërë pjesë të programit të saj qeverisës. Qytetarët nuk mund të tolerojnë një Qeveri që shkelë Kushtetutën dhe qytetarët e saj një Qeveri e cila po e rrezikon shtetin dhe sovranitetin. Pjesëmarrja në protestën e nesërme është obligim qytetarë e kombëtarë për secilin. Nisja nga Malisheva për në Prishtinë bëhet në ora 11:30 nga Stacioni i Autobusëve

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi përplaset me Kryeministrin Kurti për urgjencën e amendamenteve të Buxhetit për vitin 2025

Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …