Ministri Gashi: Sportistët, shenja më dalluese e sukseseve të Republikës së Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë pjesë në ceremoninë “Laureatët e vitit 2017” e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, ku janë shpallur sportistët më të mirë për vitin e kaluar. Ministri Gashi, i përuroi organizatorët për ceremoninë, që sipas tij, është një vlerësim i angazhimit dhe sukseseve të sportistëve në disiplina të ndryshme. “MKRS dhe unë si ministër jam i përkushtuar me tërë qenien në mbështetje të Sportit dhe sportistëve të cilët janë shenja më dalluese e sukseseve në Republikën e Kosovës, andaj më lejoni që ta shfrytëzoj këtë ngjarje për ta rikonfirmuar përkrahjen time në mbështetjen e Sportit dhe sportistëve në Republikën tonë të cilët ditë e më shumë po sjellin rezultate me sukseset që po i arrijnë”, tha ministri Gashi, duke nënvizuar edhe veprimet konkrete që ka ndërmarrë MKRS-ja. “Ligji për Sponzorizime, Rregullorja për Vërtetimin e Sponsorizimeve, Rregulloret për Kategorizimin e Sporteve, Sportistëve dhe Trajnerëve, Vendimet për Vlerën e Poentimit të Pikëve, Themelimi i Këshillit Kombëtar për Luftimin dhe Parandalimin e Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, të gjitha këto akte do të ndihmojnë në zhvillimin e Sportit të në Republikën e Kosovës”, u shpreh ministri, që në bashkëpunim edhe me institucionet tjera, do të stimulojnë zhvillimin dhe avancimin e sportit në vendin tonë, ka qenë vlerësimin i tij. Ministri po ashtu ka përmendur edhe fokusin e MKRS-së në përmirësimin e infrastrukturës, ku ka veçuar ndërtimin e stadiumit kombëtar dhe të 12 stadiumeve ndihmës si një realitet që po ndodhin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …