leoni

Zëvendësministri Hoti mori pjesë në promovimin e librit për Aleksandër Moisiun në Gjermani

Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin gjerman. Në vazhdën e aktiviteteve dhe takimeve që është duke zhvilluar, zëvendësi Hoti, i shoqëruar nga këshilltarja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, Shota Bukoshi, ka marrë pjesë në promovimin e librit biografik për aktorin e madh shqiptar Aleksandër Moisiu dhe në ekspozitën online me fotografi nga jeta e aktorit. Librin “Aleksandër Moisiu: Trieste, Berlin, Nju Jork një legjendë aktrimi” e ka shkruar nga autori gjerman Rüdiger Schaper, dhe e ka përkthyer në shqip Feride Xh. Berisha. Në aktivitetin e mbajtur, i cili ka qenë i organizuar në mbështetje të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani, u lexuan pjesë nga libri për aktorin e madh, nga vetë autori Schaper dhe nga përkthyesja Berisha si dhe u sollën para të pranishmëve mendimet e Stefan Zweig-ut dhe Franz Kafka-s për aktorin shqiptar, që karrierën e filloi në Austri e zhvilloi në Berlin, më pas në Nju Jork për ta përfunduar në Trieste të Italisë. Po ashtu, u shpalosën edhe letra dashurie të pabotuara më parë të aktorit. Zëvendësministri Hoti me këtë rast falënderoi organizatorët për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që solli në rikujtesë aktorin e madh shqiptar me famë botërore. Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …