Kryetari Suma uron për 103 vjetorin e lindjes banorin më të vjetër të komunës

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i shoqëruar nga nënkryetari Mallzum Qajani dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava, kishin rast të veçantë që të urojnë për 103 vjetorin e lindjes banorin më të vjetër të komunës së Hanit të Elezit.

I lindur me 15.03.1915 në fshatin Pustenik, Rexhep Brava apo siç e quajnë Baba plak, me shëndet të mirë, dëgjim e shikim të mirë dhe i gatshëm edhe për pak shaka të mërkurën mbushi 103 vite.

I rrethuar nga familjarët e katër gjeneratave, kësaj feste të ditëlindjes së 103-të të Babës plak iu bashkuan edhe zyrtarët e lartë të komunës së Hanit të Elezit për ti uruar edhe për shumë vite të tjera

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …