Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës viziton Komunën e Kaçanikut, diskutohen aktivitetet dhe planet kundër ekstremizmit të dhunshëm

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në takim përfaqësues të Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku u diskutuan planet dhe aktivitetet e organizuara kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kryetari Ilazi tha se në bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare, janë organizuar një mori aktivitetesh që për qëllim kishin luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kryetari Ilazi vlerësoi bashkëpunimin me OJQ, Policinë e Kosovës si dhe me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kaçanik. Sipas tij bashkëpunimi i sinqertë me mekanizmat relevant ka sjellë edhe rezultatet. Ndërkohë Komandanti i Stacionit të Policisë në Kaçanik Afrim Halili, tha se falë bashkëpunimit, vitet e fundit nuk ka pasur asnjë tentim shkuarje për në vatrat e luftës. Nga ana tjetër përfaqësuesit e Sekretariatit të Këshillit të sigurisë së Kosovës Bekim Podrimqaku dhe Kujtim Bytyqy , u njoftuan lidhur me zbatimin e strategjisë dhe planin e veprimit kundër radikalizmit, aktivitetet e realizuara në nivel komunal etj. Palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim të eliminimit të dukurive negative në shoqëri. Në takim prezantuan edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda si dhe koordinatori për rini Fatmir Qaka.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …