Kryeministri, Isa Mustafa në
mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ka bërë të ditur se të hënën do të
mbahet një takim i brendshëm në lidhje me çështjen e vizave. Ai, më tej ka thënë
se këtë vit, veçmas këtë muaj do të dinamizohet puna e Qeverisë. Sipas kreut të
Qeverisë, të hënën do të mbahet një takim i brendshëm me gjithë ministrat në
lidhje me liberalizimin e vizave. “Jemi duke biseduar me të gjithë zyrtarët e
lartë, duhet të sqarohet se kemi përmbushur të gjitha kriteret”, ka deklaruar
kryeministri, Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …