leoni

5300 hektarë u përmbytën nga të reshurat e shiut

Ministria e Punëve të Brendshme
të Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë me dije se 5300 hektarë janë përmbytur
në të gjithë vendin, për shkak të daljes së disa lumenjve nga shtrati. Sasia e
madhe e të reshurave të shiut gjatë dy ditëve të fundit, ka bërë që disa lumenj
të vërshojnë në zona të ndryshme.
Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve, Bordet e Kullimit po
monitorojnë pa ndërprerje argjinaturat mbrojtëse dhe digat e rezervuarëve në të
gjithë territorin e vendit duke marrë edhe masat përkatëse në zonat më të
rrezikuara. Rritja e prurjeve të lumenjëve ka përmbytur edhe toka bujqësore.
Gjendje kritike oparaqitet edhe në zonën e Bulqizës si dhe në Fushë-Krujë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …