LDK

LDK-ja kërkoi nga Qeveria që ta dërgoj sa më parë në Kuvend platformën për dialog me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kërkoi nga Qeveria që ta dërgoj sa më parë në Kuvend platformën për dialog me Serbinë. Gjatë konferencës për medie, ai tha se Qeveria po i qaset dialogut me një ekip të ri dhe krejtësisht pa përvojë në këtë çështje. “Jemi duke parë javët e fundit që Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia janë duke u bërë gati për përgatitjet e fazës finale për dialogun me Serbinë. Ndërkaq në Prishtinë, qeveria është krejtësisht jashtë zhvillimeve, nuk është fare e fokusuar në këtë temë të rëndësishme. Gjatë dialogut kemi parë përfshirje të paautorizuar të presidentit në dialog. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më parë të sjell në Kuvend platformën për dialog me Serbinë si dhe kërkojmë transparencë të plotë gjatë këtij procesi, theksoi shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …