Partitë opozitare në Kosovë, pritet që nesër në Prishtinë të protestojnë kundër kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Policia sot shpërndan nëpër njësitë e saja, planin operativ. Në kuadër të organizimeve, opozita ka njoftuar se ka siguruar transportin për aktivistët e Tiranës, të cilët duan të marrin pjesë në protestë. Me anë të protestës, do të kërkohet që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në prag të protestës, opozita ka mbajtur takime me qytetarë të qyteteve të ndryshme, si dhe ka postuar fakte e argumente duke numëruar, arsyet përse Qeveria aktuale e Kosovës duhet të japë dorëheqje. Opozita këmbëngul se Mustafa duhet të tërheqë nënshkrimin nga marrëveshja për asociacionin, si dhe nga ajo me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …