leoni

Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë mbajti takimin e radhës

Nën drejtimin e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, mbajti takimin e radhës. Këshilli ka raportuar për gjendjen e instituteve të mjekësisë së punës dhe rekomandimet që dolën, bazuar në të gjeturat nga vizita e fundit të këtyre institucioneve në Kastriot dhe Gjakovë. Anëtarët e Këshillit përmes një raporti të shkruar, i aprovuar njëzëri nga të gjithë të pranishmit, rekomanduan që, Republikës së Kosovës, aktualisht i duhen dy institucione të mjekësisë së punës. Po ashtu, Qeveria duhet të formojë një komision, i cili do të shqyrtojë gjendjen aktuale të Institutit të Mjekësisë së Punës në Kastriot dhe të dalë me një vendim konkret. Këshilli ka dalë me rekomandime edhe për Institutin Kombëtar të Mjekësisë së Punës në Gjakovë, për të cilin u konstatua se ka nevojë për specializimin e kuadrove të reja në fushën e mjekësisë së punës. Po ashtu në këtë takim është rekomanduar dhe propozuar që Ministria e Shëndetësisë të hartojë listën e sëmundjeve profesionale, bazuar në specifikat ekonomike të Kosovës. Në përfundim, Këshilli ka miratuar edhe planin e punës dhe aktiviteteve konkrete për vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …