leoni

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, i bashkohet protestës së nesërme të opozitës

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, i bashkohet protestës së nesërme të opozitës, për ta kundërshtuar “Zajednicën” dhe faljen e mbi 8.000 Ha tokë Malit të Zi, dhe kundër kësaj Qeverie. Bujqit e Kosovës më së shumti kanë arsye për të protestuar. Sepse, Qeveria e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, e ka lënë bujqësinë në gjendje të mjerueshme.

Një pjesë e madhe e buxhetit që ndahet për bujqësi, është vjedhur, një pjesë tjetër ka shkuar në investime të gabuara, e pjesa e mbetur po u shkon vetëm militantëve partiakë. Prodhimet e bujqve, nuk po kanë treg për shitje. Prodhimtaria bujqësore e Kosovës po ngulfatet nga konkurrenca jolojale, nga importi, dhe për këtë arsye janë mbyllur qindra ferma prodhuese të qumështit në Kosovë. Pjesa më e madhe e refugjatëve që ikën drejt Evropës, ishin familje bujqish, sepse Qeveria nuk ua ka siguruar as kushtet minimale për t’u marrë me bujqësi dhe për ta siguruar ekzistencën për familje. Nga prodhimtaria e grurit, asnjëherë nuk u arrit të sigurohet buka për popull, më shumë se 30%. Po ashtu, edhe prodhimtaria e qumështit. Bujqësia e Kosovës po shkatërrohet nga uzurpimi i tokave bujqësore me ndërtime pa leje. Janë braktisur qindra mijëra hektarë tokë në pjesët kondrinore-malore. Sistemet e ujitjes Ibër-Lepenc dhe Radoniq gati tërësisht janë shkatërruar. Bujqit nuk e kanë as 20% të mekanizmit të duhur bujqësor. E Qeveria e Kosovës po ndikon direkt në shkatërrimin e bujqësisë, edhe duke lejuar importimin plehrave, farërave, pesticideve dhe naftës fallto. Bujqve tanë iu mungon përkujdesja e shtetit me trajnime e këshillime. Këto dhe shumë probleme tjera, janë arsye të mjaftueshme që të gjithë bujqit të dalin nesër në protestë në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …