leoni

Komuna e Deçanit përfituese e disa projekteve nga MMPH -ja

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, është pritur në takim nga Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Albena Reshitaj. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më realizimin e projekteve të përbashkëta mes Komunës së Deçanit dhe MMPH. Ky dikaster në bashkëpunim më komunë e Deçanit do të realizojë disa projekte si: Ndërtimi i kanalizimit në fshatin Irzniq në Lagjen “Mushkolaj”, në vlerë prej 100 mijë €, Rregullimin e shtratit të Lumëbardhit në Deçan, në vlerë prej 500 mijë €, ndërtimi i ujësjellësit në Strellc të Deçanit, në vlerë prej 320 mijë €, ndërtimi i kanalizimit në Deçan, në vlerë prej 60 mijë €, rregullimi i hapësirës gjelbëruese tek Verrat e Llukës, në vlerë prej 50 mijë €, Ujësjellësi për 10 fshatra dhe kyçja në burime të reja në Deçan, ku për vitin 2018 janë ndarë 50 mijë euro, janë projekte në realizim e sipër. Këto projekte së shpejti do të nisin se implementuari dhe do të përfundojnë sipas afatit të paraparë në bazë të nënshkrimit të kontratave nga punëkryesit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …