Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për mediet është cituar të ketë deklaruar se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk duhet të zgjidhet kryetar. Ai ka veçuar me këtë rast se protesta e së shtunës do të jetë masive dhe opozita nuk do të ndalet deri në dorëheqjen, rrëzimin e Qeverisë, apo mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Haradinaj ka thënë se kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe kundër asaj për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi tashmë nuk janë vetëm tri subjektet opozitare dhe përkrahësit e tyre, por janë edhe shumë qytetarë të tjerë të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …