Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka quajtur antikushtetues vendimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov për të mos e nënshkruar ligjin lidhur me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Pavarësish nga një vendim i tillë antikushtetues ligji për gjuhës gjithsesi do të hyjë në fuqi shumë shpejt. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë ka thënë se është kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Sipas kryekuvendarit Xhaferi me marrëveshjen e pritshme të Greqisë për emrin, ky shtet pritet që gjatë verës të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …