Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shkeljet që janë bërë me nënshkrimin e marrëveshjes për AKS-në, opozita tashmë është duke biseduar me qytetarët e Kosovës, për t’i falënderuar në angazhimin e tyre nga peticioni e deri te hapat e ri që do të ndërmerren, me protestën e 9 janarit, ka thënë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. Sido që merret vendimi i Gjykatës së Kushtetuese, përfundimi del se Kushtetuta e Kosovës është shkelur me Marrëveshjen e Parimeve. I tillë ka qenë edhe rasti i Behxhet Pacollit, por ka qenë më periferik, megjithatë Pacolli ka dhënë dorëheqje menjëherë pas vendimit të Kushtetueses. Hapi i parë pas vendimit të Kushtetueses, është dashur të jetë dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafës. Gabimet në atë marrëveshje, janë skandaloze sepse ekipit përgatitës ka gabuar në të gjitha pikat e Marrëveshjet e Parimeve, duke mos qenë në koordinim me Kushtetutën. “Si është e mundur se i gjithë ekipi i Kosovës në bisedime t’i bëj të gjitha ato shkelje, duke e drejtuar kryeministrin në nënshkrimin e asaj marrëveshje. Ku kanë qenë ekspertët dhe a kanë qenë të duhur”, ka potencuar Limaj. Ai ka kujtuar deklarimet e politikanëve para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se pozita është betuar se marrëveshja është në koordinim me Kushtetutën e Kosovës, kurse opozita gjithandej e ka kundërshtuar atë marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …