Pasi qindra mijëra sirianë, përveç shfarosjes nga bombardimet ruse dhe ato të shteteve të ndryshme të botës, po vdesin edhe nga uria, Qeveria e kriminelit Assad, e cila deri tani ka vrarë rreth 300 mijë sirianë dhe ka degdisur nëpër botë 10 milionë të tjerë, më në fund ka rënë dakord për të lejuar ndihmë popullatës civile që po vdes nga uria. Programi Botëror i Ushqimi, ka thënë se në qoftë se rruga është siguruar, kamionët mund të arrijnë deri të hënën. Agjencitë e ndihmave thonë se kushtet në Madaja, në afërsi të Damaskut, janë të tmerrshme, njofton BBC. OKB-ja tha se gjithashtu kishte lejen e qeverisë për qasje në Kefraja dhe Peshku në veri, por, ndryshe nga Madaja, këto janë të rrethuar nga forcat kryengritëse. Një muaj më parë aeroplanët luftarakë rusë kishin shkatërruar në tërësi një fabrikë të madhe të bukës që prodhonte rreth 50 mijë bukë në ditë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …