OEA: Marrëveshja e Washingtonit do ta bëjë normalizimin ekonomik të vendit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, kundër kuotës gjinore për shoqëritë tregtare

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se është e vetëdijshme për boshllëkun e madh në përfaqësimin gjinor në Kosovë, duke mbështetur dhe promovuar një përfshirje më të madhe të grave në borde të organizatave. Megjithatë, Oda Amerikane është e shqetësuar me shtrirjen e paprecedentë të politikave të diversitetit në Ligjin mbi Shoqëritë Tregtare nga ana e Kuvendit të Kosovës, duke imponuar kuota të përfaqësimit gjinor për të gjitha shoqëritë aksionare të regjistruara në Kosovë, zbatimi i të cilave duhet të ndodhë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Oda Amerikane i vlerëson përpjekjet për të identifikuar dhe për të gjetur zgjidhje mbi çështjet serioze gjinore në Kosovë si dhe mbështet përpjekjet e arsyeshme dhe të përgjegjshme për adresimin e këtyre sfidave. Megjithatë, fushëveprimi i këtyre amandamenteve jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, që parasheh një ekonomi të tregut me konkurrencë të lirë si bazë të rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës, por është edhe një akt normativ i paprecedent në ndonjë nga shtetet demokratike moderne, e që rrjedhimisht do të dekurajonte investimet e huaja, të cilat janë tejet të nevojshme për Kosovën.

Oda Amerikane nuk e përkrah një ndërhyrje të tillë në të gjitha shoqëritë aksionare, e rrjedhimisht u bën thirrje institucioneve të adresojnë këto shqetësime të ngritura nga kompanitë e sektorit privat dhe përfaqësuesit e tyre, dhe të konsiderojnë sektorin privat si pjesë kyçe të proceseve të konsultimit dhe dialogut gjatë hartimit dhe aprovimit të intervenimeve të tilla në të ardhmen. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me gjitha palët e interesit në hartimin e politikave që kanë për synim adresimin e pabarazive dhe hendekut gjinor në sektorin privat.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …