IKShPK thotë se po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo

IKShPK thotë se po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e infeksionit dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësorë të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë edhe sivjet do të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash. Instituti Kombëtar tashmë është në gjendje gatishmërie për të ndërmarrë masat profilaktike dhe kundërepidemike për të parandaluar epideminë e EHCC të planifikuara me kohë dhe të përfshira në Planin Operacional për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë.

“Duke pasur parasysh se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK. Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet apel që edhe më tutje të vazhdojnë të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë pasi që tashmë temperaturat kanë filluar të ngrihen dhe rriqrat kanë filluar të dalin në sipërfaqe të tokës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …