Zëvendës-komandanti i Komandës së Forcave Tokësore Gjeneral Brigade, Gëzim Hazrolli priti dje në vizitë ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë znj. Kivilxhim Kiliç. Gjatë kësaj vizite Gjeneral Hazrolli e falënderoi ambasadoren, Kiliç për mbështetjen që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve dhe trajnimeve të ndryshme që realizohen në Turqi si dhe të atyre që mundësohen në Kosovë përmes ekipeve mobile të instruktorëve. Me këtë rast Gjenerali e njoftoi ambasadoren me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe diskutuan për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të shumë anshëm, në fushën e shkollimit, ushtrimeve dhe trajnimeve të ndryshme. Ambasadorja e Republikës se Turqisë në Kosovë znj. Kivilcim Kiliç falënderoi Gjeneral Hazrollin për pritjen, duke shprehur gatishmërinë e vendit të saj për thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. Në takim morën pjesë edhe Rreshter majori i Komandës së Forcave Tokësore Fetah Zejnullahu, atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë nënkolonel Nexhdet Ozdemir si dhe Kolonel Omer Turgut.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …