leoni

Taulant Balla

Balla: Lulzim Basha duhet të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet moralisht për financimin rus të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë,  Lulzim Basha duhet të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet moralisht për financimin rus të Partisë Demokratike ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai thotë se Basha duhet të japë shpjegime si personi kryesor “për një sërë veprash penale e për të zbardhur një orë më parë këtë skandal të rëndë. Lulzim Basha dhe PD duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë e vetë për financimin e paligjshëm në kohën e çadrës së Republikës së Re. Burime të errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm”, tha Balla. Balla tha më tej se Basha duhet të tregojë se çfarë ka premtuar në këmbim të këtyre pagesave të biznesmenëve rusë. Edhe brenda PD-së janë shumë zëra publikë që kërkojnë të dinë të vërtetën. Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e turpshme të nxirjes së imazhit të Shqipërisë në institucione dhe media amerikane. Është dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, po sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur këto para?”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …