Emanuel Demaj Sekretar i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, në një prononcim për Kosova.info ka mohuar se është prishur koalicioni PSHDK – PDK duke shtuar se javës tjetër pritet finalizimi i marrëveshjes. Ai ka thënë se koalicioni nuk është vetëm me PDK-në por me një grup subjektesh politike. Demaj ka hedhur akuza në drejtim të individëve brenda partisë, të cilën sipas tij po dëshirojnë ta shkatërrojnë për interesa personal. “Ne jemi në pritje që marrëveshja të realizohet brenda këtyre ditëve, qëllimi i këtij reagimi është i dëmshëm për PShDK dhe për demokristianët e Kosovës.
PShDK nuk ka dal me asnjë vendim nga kryesia për prishjen e koalicionit. Kjo është bërë nga individ të caktuar qe interesat e tyre i shohin me ndonjë subjekt tjetër politik, tha Demaj për Kosova.info. Demaj ka thënë se në rast të mos realizimit të marrëveshjes, për hapat e mëtejmë do të vendos kryesia. Ndryshe, sot PShDK, ka dal me një komunikatë për medie me të cilën njoftonte se prishet koalicioni me PDK për shkak të mos realizimit të marrëveshjes parazgjedhore.